Gjyqtari tifoz me Leicesterin, nuk ka me gjykue ndeshjen e Tottenhamit

Futbolli anglez rezervon gjithmonë histori që sfidojnë edhe realitetin. Mbas përrallës së Leicester, që po marshon drejt titullit në Premier League, nga ishulli vjen nji tjetër episod i pabesushëm.

Protagonist asht gjyqtari Kevin Friend. 45-vjeçari nga Bristol cilësohet si nji prej arbitrave elitarë në Angli, por për shkak të origjinës, ai nuk e ka fshe asnjiherë se asht tifoz i Leicester, e bile në të kalumë ka qenë i pranishëm në King Power Stadium.

Pohimi në vitin 2013, nxiti zemërim mes tifozëve të Tottenham-it, kur ata mësuen se Kevin Friend ishte përcaktue për me drejtue ndeshjen e t’hanës, ku Spurs ka me lujt ndaj Stoke City. Nji ndeshje që cilësohet vendimtare në garën për titullin kampion n’Angli.

Edhe pse zakonisht organizmi që përcakton gjyqtarët në Angli nuk ndikohet nga faktorë të tillë, Daily Mail shkrunte se në këtë rast, u vendos që gjyqtari Friend të zavendësohej, për mos me e ngarkue me presion të panevojshëm, në ndeshjen delikate të Tottenham.

Kjo banii që arbitrit t’i caktohej nji tjetër ndeshje e Premier League. Bahet fjalë për sfidën e t’martës, ndërmjet Newcastle dhe Manchester City. Ndërkohë, dueli në “Britannia Stadium” do të drejtohet nga Neil Swarbrick.