Gjyqtarja ma seksi në botë ka me ardhë n’Europë!

Në Spanjë ka nis nji fushatë e veçantë nga nji prej gazetave ma të shituna sportive, e famshmja “Marca”, që kërkon nga drejtuesit e futbollit spanjoll me afrue në La Liga anësoren Fernanda Colombo Uliana.

27-vjeçarja nga Brazili konsiderohet si gjyqtarja ma seksi e planetit. Biondja me trup mbresëlanës dhe nji buzëqeshje që zbut edhe futbollistin ma nervoz, referon në kategorinë e parë braziliane, ku asht ba gjithnji e ma e famshme. Në Brazil thonë se, zbret në fushë, sepse asht e aftë dhe jo se asht nji femër shumë e bukur.