“Goal”: 5 lojtarët ma të mirë të Champions League

Lexuesit e portalit “Goal” e kanë votue Cristiano Ronaldo’n si lojtarin ma të mirë të Champions League këtë sezon.

Ylli portugez shënoi penalltinë vendimtare për ta mposhtë Atletico’n në finale të kësaj gare, tue fitue këtë titull të randësishëm.

Ronaldo, i cili shënoi 16 golla në Champions League këtë sezon, mori 60.8% të votave, teksa Griezmann mori 16.6%, Ramos 9.5%, Casemiro 5.1% dhe Godin 4.5%