Golden State ban mrekullinë

Golden State Warriors-Cleveland Cavaliers asht finalja e madhe e NBA. Warriors me Stephen Curry në ballë ia ka arritë me ba mrekullinë për me eliminue Oklahoma’n mbas shtatë ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm, 4-3.

Curry ishte basketbollisti ma efikas në ndeshjen e shtatë tuee realizue 37 pikë, i ndihmuem nga Clay Thompson me 21 pikë.

Kështu, kemi me pasë finale të njajtë me edicionin e kaluem, në të cilën Golden State e kishe mposhtë Cleveland’in në 4-2 në përballje të përgjithshme.