Golden State deklason Oklahoma’n

Në Oracle Arena nuk ka ma befasi. Golden State u ringrit në ndeshjen e dytë finale të Konferencës së Perëndimit dhe falë edhe lojës së shkëlqyeshme të Stephen Curry, shkatërroi Oklahomën me rezulltatin e thellë 118-91, tue barazue në 1-1 ndeshjet mes tyne.

Ylli i Warriors, Curry realizoi 9 nga 15 gjuejtjet e tij gjithsej për me udhëheqë ekipin e trajnerit Steve Kerr drejt nji suksesi shumë të randësishëm.

Ishte nji dominim nga fillimi në fund ai i Golden State në Oracle Arena me kampionët në fuqi të NBA, që tashma kanë me tentue përmbysjen e madhe në dy ndeshjet e radhës në Oklahoma.