Golden State vazhdon me fitore, Kevin Durant’it për pak i iku nji rekord (video)

Golden State Warriors ka mposhtë si mysafir Denver Nuggets të Ejten mbrama me rezultat 125:101.

Stephen Curry shënoi 33 pikë në këtë përballje që i dha fund ecunisë prej 72 ndeshjeve rresht të Kevin Durant, i cili kishte realizue të paktën 20 pikë në secilin prej 72 takimeve të parafundit.

Durant përfundoi ndeshjen me 18 pikë. Ai mbetet i barabartë me Michael Jordan për ecuninë e katërt ma të gjatë prej të paktën 20 pikëve të shënueme për ndeshje.

“Ishte gja e mirë derisa zgjati,” tha Durant, ecunia e të cilit filloi prej 23 Nandorit 2015, derisa luente për Oklahoma Cityn.