Granada e lehtë? S’ka shumë kohë që Barca ia pa sherrin atij ekipi

Granada asht klubi me të cilin ka me u përballë Barcelona në duelin vendimtar për titull në La Liga.

Secili rezultat, pos fitores, rrezikon titullin për katalanasit, të cilët janë në ndjekje të afërt nga Real Madridi.

Dhe, tifozët e Barcelonës tashma mendojnë se ky do ka me qenë nji duel shumë i lehtë.

Por, në fakt ky asht duel tejet i vështirë.

Vetëm dy vite ma parë, Granada arriti me mposhtë Barcelonën në La Liga, në atë që kishte me qenë nji humbje që i kushtoi katalanasve me dështim në luftën për titull të kampionit.

A ka me fitue sonte Barcelona, apo Real Madrid ka me shfrytëzue ndonji gabim eventual?