Granit Xhaka ja ban bllok Kosovës. Qe pse!

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në nji intervistë për Blick ka konfirmue se ka vendos që me vazhdue me Zvicren, mbasi nuk e dinte që një ditë do të ketë përfaqësuese të Kosovës.

“Ka kohë që kam vendos me perfaqësue Zvicren. N’atë kohë nuk e dija se nji ditë do të ketë kombëtare të Kosovës”, ka thanë Xhaka për Blick.

Kosova ditë ma parë u pranue me të drejta të plota në UEFA e FIFA, me ç’rast ka zgjue debat nëse për të do të kthehen të luejnë yjet shqiptarë që luejnë për kombëtare të tjera, përfshi këtu edhe Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Xhaka ka thanë gjithashtu se ai së bashku me Shaqirin e Behramin kanë dhanë kontributin e tyne si pionierë për njohjen e Kosovës n’UEFA dhe FIFA.