Granit Xhaka nuk len intervistë pa e përmendë Kosovën

Granit Xhaka ka kallxue edhe njiherë dashninë e tij të madhe për Kosovën.

Ai gjatë nji interviste të gjatë për faqen zyrtare të Arsenalit ka folë për karrierën, sukseset dhe gjithashtu edhe për vendlindjen e tij, Kosovën.

Si çdo intervistë tjetër, Graniti edhe kësaj radhe nuk hezitoi ta përmend Kosovën.

“Jam i lindun dhe i zhvilluem në Zvicër, por familja ime asht nga Kosova, ata migruen në Zvicër shkaku i luftës. Praktikisht krejt familja ime asht nga Kosova, dhe që nga mosha 12 vjeçare unë gati dy herë në vit e vizitojë Kosovën” u shpreh mesfushori shqiptar.

“Asht vend i vogël me të kalueme të vështirë nga lufta. Por, me anë të sportit mendoj se tash po shkon drejt rrugës së drejt” shtoi Granit Xhaka.