Granit Xhaka, postim emocionues për vëllaun

Sot në mbramje në Londër luhet nji duel shumë interesant, mbasi Granit dhe Taulant Xhaka përballen sërish mes tyne, këtë herë me ekipet respektive.

Granit Xhaka në nji postim në rrjetet sociale ka thanë se asht emocion i veçantë ballafaqimi me vëllaun, Taulantin, ndërsa ka dashni për të dyja ekipet.

Fëminia dhe vllaznia! Kurrë nuk kam andrrue këtë, por kjo asht e vërtetë. U rrita në Basel dhe atje kam luejt për të parën herë. Tash kam me luejt kundër vëllaut tim! Emocione të mëdha dhe dashni për të dytë”, ka shkrue Xhaka në ‘Facebook’.

Arsenal dhe Basel përballen sonte me fillim në orën 20:45 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Champions League.

screenshot_13-17-700x550