Granit Xhaka vjen sot në Kosovë. I bahet nji pritje e befasishme!

Ylli kosovar i futbollit, Granit Xhaka vjen sot në Kosovë. Xhaka i cili asht transferue te ekipi i Arsenalit, zhvilloi ndeshje shumë të bukura gjatë Kampionatit Europianin të zhvilluem në Francë.

Graniti pritet që sot me ardhë në Kosovë dhe për këtë rast asht organizue nji pritje e madhe nga tifozët e Arsenalit, konfirmon baba i Granitit, Ragip Xhaka.

Ora e saktë e arritjes në aeroportin e Prishtinës nuk dihet, por ai pritet me zbritë në Kosovë.

“Tifozët e Arsenalit sot e presin Granitin në aeroport, nuk kam ide se kush ka marr vesh për këtë që Graniti ka me ardhë”, thotë baba i tij.