Greenland, ishulli ku kampionati i futbollit zhvillohet mbrenda nji jave

Të gjithë jemi mësue me pa futboll mes fushave të gjelbërta dhe pothuejse gjatë tanë vitit zhvillohen gara, të cilat përfundojnë me kupa. Por, asnjiherë nuk kemi pa fusha të akullta dhe nji kampionat që zhvillohet mbrenda nji jave. Ju prezentojmë me kampionatin e Greenlandës, ishulli i akullt në Amerikën Veriore, ku kampionati i futbollit luhet nga data 8 deri në 14 Gusht.

Sigurisht duhet të marrim parasysh se, ishulli, 9 muej të vitit asht i mbuluem nga akulli dhe temperaturat janë gjithmonë nën zero. Nëse fansat e futbollit të fushës së gjelbërt i duhet me pritë tre muej pa Serinë A, apo kampionatet e tjera, në Greenlandë futbolldashësit duhet me pritë nji vit të tanë për me i pa futbollistët e tyne në fushë dhe veç për nji javë.

Duhet thanë se Greenlanda nuk asht pjesë e FIFA’s. Mungesa e barit natyral e detyron kombëtaren e futbollit të emigrojë mbasi askush nuk rrezikon me luejtë ne akull. Por, mes akullit ka edhe ekipe që ja dalin me luejtë.

B-67 asht ekipi lokal ma i famshëm, i cili edhe këtë vit ka me luftue për titullin e 5.

Futbolli i luejtun nga eskimezët nuk asht nji fenomen i kohëve të fundit, por ka lindë në vitin 1954, por gjithmonë kampionat i zhvilluem gjatë pushimeve. Janë 70 ekipe dhe 5000 lojtare, të cilat duhet me “luftue” para se të futen në finalen e kampionatit, sigurisht duhet të ndjersisin shumë në fushat e akullta, ku sportdashësit bajnë tifo mbi shkambijtë.

Edhe fëmitë kanë idhujt e tyne si Jesper Gronkjar, futbollist lokal dhe ish lojtar i Ajax, Chelsea dhe Atletico Madrid.

243176 243177 243179