Greku nuk pranon humbjen, godet anëtarin e jurisë (video)

Ka shumë njerëz që nuk i marrin mirë humbjet, e nji prej tyne mesa doket asht edhe greku Giannis Magos, i cili nuk ka qenë dakord me vendimin e jurisë në nji konkurs të “bodybuilding”.

Magos tashma ishte shpallë fitues i konkursit për peshën 100 kg dhe dokej i vendosun për me fitue titullin e 2016 IFBB “Diamond Cup” në Athinë.

Por, kur ai nuk u shpall kampion, ai u tërbue, tue goditë gjykatësin Armando Marquez në ftyrë, i cili u rrxue në dysheme.

Mbas incidentit, raportohet se ndaj grekut Giannis Magos kanë me u marrë masa të randa.