Greqia reagon ashpën ndaj shqiptarëve dhe kërkon hetim nga UEFA

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reague ashpën ndaj nji parulle të shpalosun nga tifozët shqiptarë në ndeshjen e “Euro 2016” me Zvicren.

Në nji njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën ma të ashpën përdorimin e parullave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyne.

Greqia ka kërkue prej autoriteteve franceze dhe UEFA’s që me hetue lidhun me mënyrën se qysh u ba e mundun futja e kësaj parulle mbrenda stadiumit

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për me pengue futjen në stadiume të parullave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

Në parullën e tifozëve shkruhet: “Greqia asht fajtore, mbani mend gjenocidin ndaj Çamërisë me 100.000 viktima shqiptarë”.

UEFA ndalon kategorikisht publikimin e parullave me përmbajtje politike. Kjo çashtje pritet me u gjykue nga komisioni disiplinor i UEFA’s.