Grushti i shtetit në Turqi: Urdhënarresti për yllin e futbollit turk me prejardhje shqiptare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan nuk ndalet mbas grushtit të shtetit të dështuem në Turqi.

Mbas arrestimit të mija ushtarëve e policëve si dhe dheta gjyqtarëve e zyrtarëve shtetnorë, urdhënarresti asht lëshue edhe për ish-futbollistin me origjinë shqiptare, Hakan Sukur.

Mediat turke konfirmojnë urdhënarrestin e Prokurorisë së shtetit. Akuza ndaj Sukur ka të baj me atë se ai njihet si mbështetës i klerikut fetar në egzil, Fethullah Gulen.

Hakan Sukur njihet për qëndrimet e tij kundër kreut të shtetit turk. Ma herët ai ka deklarue në Parlamentin e Turqisë se origjina e tij asht shqiptare.

Hakan Sukur asht nji prej futbollistëve turq ma të famshëm të viteve 2000. Ai ka luejtë për Galatasaray, Torino, Parma dhe Inter. Arritja ma e madhe futbollistike e tij ka qenë renditja në vendin e tretë e Turqisë në kupën e “Botës 2002”, ku sulmuesi Sukur ishte lojtari kyç i kombëtares turke, ku spikati me gollat e tij.

Sukur dhe familja e tij janë largue nga Turqia që prej vitit të kaluem.

sukur