Guardiola: Bayerni nuk ka lojtarë si Messi e Ronaldo

Pep Guardiola e ka shprehun publikisht se kishte me dëshirue me e pas në ekip nji lojtar si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

“Unë nuk jam i kënaqun me lojën tonë. Në pjesën e parë na nuk ishim në fushë. Më vjen keq për tifozët tanë! Ata vijnë për me shikue 90 minuta spektakël”.

“Na nuk kemi asnji lojtar, i cili shenon 50, 60 golla si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi. Kisha pas dëshirë me pas në ekip nji lojtar me tiparet e tyne”, tha Guardiola, mbas ndeshjes që Bayern e fitoi kundër Schalke 3-0.