Guardiola e lyp shqiptarin te City

Paraqitjet e Rey Manajt me Interin, edhe pse me “pikatore” kanë tërheq vëmendjen e disa klubeve n’Europë.

Simbas “goal.com”, klubi i Manchester Cityt ka dërgue disa vëzhgus n’Itali për të pa nga afër sulmusin shqiptar, i cili asht paraqit pozitivisht sa herë që trajneri Mancini i ka dhanë mundësinë që të zbresë në fushën e lojës.

Klubi zikaltër nuk ka ndërmend ta shesë kartonin e këtij sulmusi, mbasi e sheh si nji yll të së ardhmes.

Por, Interi do të ishte i hapun ndaj huazimit të tij në Serinë A apo B në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që Manaj të luaj ma rregullisht.