Guardiola i don dy lojtarë të Real Madrid te Manchester City

Dy lojtarët e Real Madrid, Toni Kroos dhe Dani Carvajal, raportohet se janë dy caqet kryesore në listën e transfereve të Pep Guardiolas te Manchester City.

Besohet se, trajneri i ri i “Qytetarëve” ka identifikue dyshen si lojtarët kryesorë për me i transferue gjatë verës para nisjes së sezonit 2016-17.

Simbas AS, Kroos asht lojtari ma i kërkuem, ndërsa Guardiola e pëlqen shumë edhe lojatrin Carvajal. Kroos thuhet se asht i gatshëm për me u largue, por ma i vështirë konsiderohet transferimi i Carvajal’it.