Guardiola ka me u rikthye në Bayern këtë verë, por…

Bayern Munchen i Carlo Ancelotti ka me nisë sezonin në fushën e vet në 20 Korrik me nji ndeshje miqësore përballë Manchester City të Pep Guardiola, ku ekipi bavarez ka me i japë lamtumiren mbas tre kampionatesh të fitueme në tre sezone.

Ndeshja ka me u luejtë me 20 Korrik në orën 20.30 në Allianz Arena.

Guardiola fitoi shtatë tituj në tre vjet, mes të cilëve dy herë “dyshen” Kupe-kampionat në 2014 e 2016.

Ancelotti, 56 vjeç, i cili ka nji Champions League ma tepër se Guardiola në trofetë e tij (2003, 2007, 2014) i ka ba komplimente paraardhësit të tij në konferencën e parë të shtypit.