Haxhi Krasniqi kallxon kundërshtarin e radhës

Haxhi Krasniqi ka konfirmue se me 15 Korrik ka me u ngjitë në ring. Bokseri i famshëm shqiptar ka me u ballafaque me bokserin e njohun e kualitativ, Jurgen Doberstein.

“Tash asht zyrtare: Me datë 15 Korrik ka me luftue kundër Kampionit WBA Inter-Continental dhe Numrit 11 të Botës Jürgen Doberstein. Kjo ka me qenë lufta ime e 50 dhe ka me u mbajtë në Saarbrücken të Gjermanisë. Jam gati dhe i gëzohem shumë kësaj sfide. Ma shumë informacione kanë me u ba të dituna në ditet e ardhshme”, ka thanë Krasniqi.