Henry me deklarata të randa për Portugalinë, por qe çka thotë për Shqipninë!

Ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry nuk po mundet me kalue dështimin në finale ndaj Portugalisë mbi të cilën ka shfrye me kritika.

Henry nuk la pa përmendë Shqipninë dhe Islandën, të cilët simbas tij janë nji befasi e mrekullueshme mbasi kanë fitue.

Nëse lejohet që ekipi i tretë në fazën e grupeve me ecë tutje, ata e dinë që edhe tri barazime munden me qenë të mjaftueshme dhe nuk kanë me u brengosë shumë. Përkundër kësaj jam i lumtun që ekipe si Shqipnia me i pa tue shenue fitore apo dhe çka bani Islanda, tue qenë nji befasi e mrekullueshme. Mirëpo, mendoj se rregulat e reja e kanë mbytë fazën e grupeve tue ju dhanë mundësi që pa asnji fitore në grupe me mujt me ndodh befasia”, u shpreh Henry.