Henry me fjalë të mëdha për Shqipninë

Legjenda franceze, Thierry Henry ka mbetë i impresionuem me paraqitjen që e shfaqi Shqipnia dje ndaj Zvicres.

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelona’s thotë se ma shumë i ka pëlqye Shqipnia se sa fituesi i takimit.

“E kam thanë edhe ma herët se Franca nuk ka me pasë ndeshje të lehta në këtë grup dhe na e kemi pa këtë. Isha ma shumë i impresionuem nga Shqipnia se sa nga Zvicra, e cila fitoi”, ka thanë Henry për BBC.