Hiddink për lojtarët: E kanë mendjen te Europiani

Trajneri i Chelsea, Guus Hiddink ka shpërthye kundër lojtarëve të tij. Holandezi ja ka dalë me e ngjit skuadrën deri në vendin e 10, por Europa në fakt asht nji mision i pamundun.

“Nëse po kursejnë veten për Europianin? Pjesërisht asht e vërtetë, por nuk mund t’i akuzoj se nuk kanë pas të gjithë sjelljen e duhun. Le të themi se disa prej tyne ndoshta janë tu mendue që tash për Euro 2016, edhe pse unë nuk mund t’hyj në mendjen e tyne, masandej kur nuk ka ma asnji objektiv.”

Chelsea ka marë vetëm nji fitore në 7 ndeshjet e fundit, nuk ka ma asgja për me arrit, por Hiddink provon me i shkundë lojtarët tu ju kujtue se në Qershor në drejtim do të vijë Conte.

“Conte dhe bashkëpunëtorët e tij, padyshim që kanë me i ba analizat e tyne dhe kanë me i studiue ndeshjet e luejtuna”.