“Higuain asht ma i mirë se Suarez”

Sulmuesi italian që sivjet i dha fund futbollit, Luca Toni, beson se sulmuesi i Napolit ka dëshmue këtë sezon se asht ma i mirë se ai i Barcelones, Luis Suarez.

Higuain përfundoi katër golla ma pak se Suarez në garën për Këpucën e Artë Europiane, por Toni e preferon ma shumë sulmuesin argjentinas.

“Mendoj se Higuain ka ba nji punë fantastike dhe të jashtëzakonshme, edhe pse nuk ka luejt çdo herë. Higuain asht nga nji tjetër planet dhe simbas meje, ai asht ma i mirë se Luis Suarez”, u shpreh ish anëtari i Bayern Munchen, Toni.