Higuain falenderon tifozët e Napolit, ata e shajnë

Gonzalo Higuain ka dërgue nji mesazh për tifozët e Napolit përpara debutimit të tij me Juventusin, ku ju ka thanë: “Na kemi me luftue për të njajtin objektiv, por në anë të ndryshme”.

Sulmuesi argjentinas asht vendosë në funksion në takimin e sontem të Series A me Fiorentinën në Torino.

“Sonte nji aventurë e re fillon zyrtarisht për mue, me nji ekip të ri dhe tifozë të rij, të cilët kanë qenë shumë të dashun me mua”, ka shkruen ‘El Pipita’ në profilin e tij në Instagram.

Megjithatë, përgjigjet në postimin e tij nga tifozët e Napolit krejt ishin të mbushuna me shamje e fyemje.