Higuain-Juventus: Merret vendimi

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thanë se “Zoja e Vjetër” nuk do ka me zhbllokue klauzolën prej 94 milionë eurosh të Higuain.

Sulmuesi i Napolit u lidh së fundi me nji kalim te kampioni i Italisë, por shuma e madhe, të cilën po e kërkon presidenti Aurelio De Laurentiis, ka ba që Juventus me u dorëzue.

“Për momentin, çashtja e Higuainit asht e mbyllun. Mundem me konfirmue që na s’kemi me pague klauzolën”, deklaroi Marotta.