Historia e bokserit irlandez në Rio 2016 ka me ju emocionue

Bokseri irlandez Michael Konlan u eliminue në gjysëfinale nga rusi Vladimir Nikitin, por në fund nuk doli pa medalje nga Lojnat Olimpike.
Konlan garoi në peshën 56 gr dhe paraqitja që ai bani ndaj rusit nuk i largoi fansat e tij, përkundrazi.

Mediat ndërkombëtare shkruejnë se nji djalë 5-vjeçar vendosi me i dhurue medaljen e tij. Edhe pse jo nji medalje ari, për irlandezin ishte medalje ngushëllimi, mbështetjeje.

Veprimi i vogëlushit asht kallxue nga nana e tij edhe në BBC.

Medaljen ai e kishte fitue në nji ditë sporti me shkollën në Swords dhe i kërkoi motrës 9 vjeçe që me shkrue letrën.

Letra

“Përshëndetje, Majkëll. Quhem Finn Mc Manus dhe jam 5 vjeç. Pashë ndeshjen tënde në Rio dhe ti duhet të ishe fituesi sepse je boksieri më i mirë në botë. Dua që ti të marrësh medaljen time, sepse je ti fituesi. Shpresoj që të pëlqejë”, përfundon letrën 5-vjeçari.

medaglia-khd-U160798452495oz-620x349@Gazzetta-Web_articolo-470x265-1