Historia e Dritanit, djalit me sëmundje që udhëtoi 4.000 km për me pa Shqipninë në Francë

4 mijë kilometra për me ndjekë nga afër Kombëtaren Shqiptare në Francë. Kjo asht historia e pabesueshme e nji të riu shqiptar, i cili vuen nga nji sëmundje e rrallë që e ka detyrue me u ulë në nji karrige me rrota.

Kualifikimi i Shqipnisë në Europian i ndryshoi jetën 25-vjeçarit Dritan Doda, i cili jeton në Itali që prej vitit 1998. Pasioni i tij për Kombëtaren dhe futbollin e detyroi familjen me ja ba nji befasi, për me ndjekë nga afër dy ndeshjet e para të Shqipnisë në Lyon dhe Marseille.

4 mijë kilometra me nji rulotë edhe pse në gjendje të randueme shëndetësore për djalin, pasioni i të cilit për futbollin nuk ka kufi, ndërsa zemrën e tij vazhdon me mbajtë në jetë dashnia për Kombëtaren.

Nji histori dashnie që i bashkon tanë shqiptarët rreth nji qëllimi.

Dritani, gollin e tij tashma e ka shënue, ndërsa Kombëtarja Shqiptare Europianin e ka fitue. 25-vjeçari asht tifozi numër 1 i Shqipnisë në shkallët e stadiumit, ndërsa djemtë kuqezi i dhuruen emocionet ma të pabesueshme të jetës së tij.