Historia e pabesueshme: Ish lojtari i famshëm i Barcelones, në krye të bandës së tutshme të trafikut të drogës

Këto janë akuza të forta ndaj nji lojtari të madh.

Meksikani, Rafael Marquez, 38-vjeç, ish-yll i Barcelonës, asht kryestrateg i nji bande droge.

Këtë e ban të ditun Ministria e Financave e SHBA.

Marquez asht pjesë e nji rrethi prej 21 personazh, që po mbikqyret prej vitesh nga autoritetet.

Ata kanë lidhje me bosin e nëntokës meksikane, Raul Flores Hernandez.

Simbas autoriteteve amerikane, Marquez ka marrëdhanie të mira me trafikantit e drogës, çka e ka vendosë atë në nji pozicion të randësishëm për trafikun drejt Europës dhe SHBA.

Gazeta spanjolle AS, raporton se bahet fjalë për lidhje me kartelin famëkeq Sinaloa, i drejtuem nga tashma i arrestuemi dhe i ekstraduemi në SHBA, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Pasunitë e tij në SHBA janë ngri dhe qytetarët amerikanë nuk munden me ba biznis me të.

Po ashtu, i asht anulue viza.

Marquez ka statusin e nji legjende në Meksikë, megjithatë pritet që ky lajm me damtue imazhin e tij.

Në Europë ai ka luejt për ekipet e Monacos, Veronës dhe Barcelonës.

Tashma asht kthye në vendin e tij, ku luen me Atlas Guadalaharan.

markez3