Historia shokuese e vajzës angleze: Kam shkue drejt vetvrasjes për Adnan Januzaj

Mai Alexander ishte aq e bindun se ajo ishte në nji marrëdhanie me yllin e Manchester United, kosovarin Adnan Januzaj, sa kishte planifikue martesën, emnat dhe fëmit që kishin me i pas bashkë. Vajza angleze thotë se e kishte konsiderue angazhimin e saj, të vërtetë të jetës, sepse ishte e bindun se po flirtonte me futbollistin, edhe pse ajo nuk e kishte takue ate. Vetëm mbasi u përpjek me vra veten, e kuptoi se bota e saj e fantazisë ishte shkatërrue bashkë me lidhjen virtuale. Tash e shërueme, Mai ka fol për herë të parë se si makthi i saj e çoi ate drejt dashnisë virtuale me yllin e Manchester United, tue shpenzue në mediat sociale 5000 £.

Mai ka thanë: “Mbaj mend ndeshjen e parë, kur i kam hedh sytë mbi te. Kam qenë me baben tim dhe i thashë atij: Ai asht i bukur. Baba më tha se ishte i ri dhe unë kam për me mësue ma shumë, kështu që e ndjeka në Instragram dhe Twitter. Unë bahesha vërtetë xheloze në qoftë se flitej e shkruhej për ndonji moment të nxehtë të tij. Jam ndie sikur ai ishte i dashuni jemm dhe urreja që vajzat e tjera të përfoleshin për lidhje me te. Fillova me kërkue në “google” mbi te, për me pa ku ishte dhe çfarë bante, dhe mbas rreth nji javë kam qenë plotësisht e fiksueme mbas tij. Ndryshova sfondin në telefonin tim, tue vendos nji foto të tij. Po ashtu, vendosa posterat e tij në muret e dhomës sime të gjumit. Kam mendue se kështu isha me te, me të dashunin tim, çka ka zgjat përreth nji muej. Jam ndie se kisha ra n’dashni me te.”