Historike: Gjithçka për shitjen e Milanit nga Berlusconi mbas 30 vjetësh

Mbas shumë muejve spekulimesh dhe zvarritjesh, ma në fund ekipi i Milanit tue fillue nga ky sezon  ka me qenë në duert e grupit kinez.

Lajmi asht zyrtarizue sot, ku mbas 30 vjetësh, Silvio Berlusconi ka shitë ekipin te kinezët e ‘SinoEurope Investment Management Changxing’.

‘Fininvest’ që zotnon Milanin ka njoftue se ka shitë 99,93% të aksioneve, për nji shifër prej 740 milionë eurosh, tue përfshi borxhet për rreth 220 milionë.

Por, kush asht ky grup?

Kjo kompani asht përdorë për me përfundue operacionin, ku ndër të tjera bajnë pjesë edhe Aixia Capital, që asht fondi i shtetit kinez për Zhvillimin dhe Investimet, si dhe Yonghong Li, menaxheri që ka kry bisedimet këto muej.

Mësohet se, bisedimet zgjatën rreth 1 vit dhe veç në ditët e fundit u hodhën hapat vendimtarë, për me i lejue Milanit me qenë aktiv gjatë këtij pazari.

Investitoret e ri kanë me i investue 350 mln euro per blemjen e Milanit ne 3 vitet e ardhshme.

Silvio Berlusconi kishte ble Milanin me 20 Fror 1986, tue nderhy menjihere ne pazar per me ba ekipin te forte dhe konkurrues. Kjo edhe u ba qysh ne vitet e para, mbas shume blemjeve, por qe natyrisht spikasin treshja e famshme holandeze Marco Van Baste, Rud Gullit dhe Franc Rijkaard.

Per arkitekt te atij Milani, Berlusconi kishte zgjedhe nji trajner anonim ne ate kohe, Arrigo Sacchi, i cili mandej kishte me u ba projektues i nji ekipi qe kishte me i thy tana rekordet.

Me Berlusconin President, Milani ka fitue 8 trofe te Serie A dhe 5 Liga te Kampioneve, tue e ba presidentin me ma se shumti trofe te fituem, nese ja shtojme edhe trofete tjere te randesishme.