Historike: Michael Phelps then rekordin 2 mijë vjeçar të Olimpiadës

Michael Phelps e ka thye nji rekord 2 mijë vjeçar të Olimpiadës tue e kalue atletin Leonidas nga ishulli grek i Rhodes me titujt personal të fituem gjatë Lojnave Olimpike, shkruen BBC.

Atleti grek, Leonidas gjatë tanë pjesëmarrjeve nëpër Olimpiada ka fitue 12 tituj individualë, të gjitha para 2 mijë vjetësh.

Pjesëmarrja e fundit e Leonidas në Olimpiadë ka qenë në vitin 152, para erës së re, shkruen ma tej BBC.

Phelps i ka fitue 22 medalje, por 9 prej tyne janë fitue së bashku me pjesëtarë të tjerë të ekipit amerikan, që i bjen se me medaljen e fitueme me 11 Gusht, Phelps ka sigurue 13 medalje individuale.

BBC shkruen se çuditnisht, Leonidas ka qenë 36 vjeçar kur e ka arritë rekordin para ma shumë se 2 mijë vjetësh. Kjo i bjen se ai ka qenë katër vjet ma i vjetër se asht Phelps sot, kur amerikani ka thye rekordin e vendosun në kohë antike.

Në rastet që janë fitue nga Leonidas i Rodesit kanë qenë kryesisht vrapime të shpejta deri në 200 metra, dhe vrapimet derisa mban të veshun parzmore, që në gjuhën e asaj kohe quhej vrapimi “hoplitodromos”.