Historike, Shkendija fiton Kupën e Maqedonisë

Për herë të parë në historinë e saj, Shkëndija e Tetovës fiton Kupën e Maqedonisë në futboll.

Ekipi i drejtuem nga trajneri boshnjak Bruno Akrapovic, në finalen e zhvillueme në stadiumin “Philipi i 2-të” të Shkupit, ka arritë me fitue 2-0 ndaj Rabotnickit.

Shkëndija kaloi në epërsi qysh në minutën e 7, me anë të Redeskit, ndërsa edhe në vazhdim ishin tetovarët që kontrollonin lojën. Në minutën e pestë të shtesës, ishte Stenio Junior që vulosi nji sukses historik për Shkëndijën, tue realizue edhe gollin e dytë në këtë finale.