Huliganët kroatë: Kemi me ndërpre lojën në këtë minutë

Tifozët kroat kanë arritë tashma në Shkodër, për të përkrahë ekipin e tyne në ndeshjen ndaj Kosovës.

Por, ajo që u paralajmërue ditë ma parë se disa tifozë kanë me tentue me ndërpre këtë takim, ata tashma kanë arritë në Shkodër.

Tifozët kroatë në nji prononcim për GazetaOlle.com, kanë ba të ditun se qysh në minutën e gjashtë kanë me tentue ndërpremje këtë takim.

“Jemi të pakënaqun me Federatën e Futbollit të Kroacisë, dhe në shejë proteste sot kemi me tentue ta ndërpresim këtë takim qysh në minutën e gjashtë”, deklaronin tifozët kroatë të cilët janë të pranishëm në qytetin e Shkodrës.