Humb jetën futbollisti i njohun nga Kosta Rika (video)

Ish mbrojtësi i kombëtares së Kosta Rikës, Gabriel Badilla, ka ndërrue jetë gjatë nji gare 10 kilometërshe në Santa Ana.

Mbrojtësi që ka qenë me Kosta Rikën në Botnorin e Gjermanisë në vitin 2006, simbas medieve lokale ka pësue atak në zemër, në fund të garës.

Badilla ishte tërheqë nga futbolli në vitin 2013, mbasi hoqi me operacion tumorin.