Humb ndjenjat, por ngritet dhe fiton medaljen e artë

Lojnat Olimpike në Rio de Janeiro na kanë befasue dita-ditës me disa momente të pazakonta, por me fund të lumtun për sportistët.

Ai luftoi, humbi ndjenjat, u ngrit dhe fitoi medaljen e artë. Kjo asht historia e pabesueshme e kampionit olimpik në mundje në kategorinë e 75 kg.

Sportisti rus nga Siberia, Roman Vlasov ishte në garë me kundërshtarin kroat Bozho Starcevic, kur gjyqtari pa se ai u shtri përtokë. Menjiherë ai kërkoi ndërhymjen e mjekëve, ndërsa kroati u tut jo pak.

Fatmirësisht Vlasov u çu mbas disa sekondash mbasi kishte humbë vetëdijen dhe u ngrit për me fitue ndeshjen me rezultatin 5-3 dhe për të mbërri në finale ku rrëmbeu medaljen e artë kundër danezit Madsen me rezultatin 3-1.

1913051_fsdsfew