Humbi ndeshjen e parë, por Shqipnia ka dy rekorde tashma në Euro 2016

Në prag të ndeshjes ma të randësishme të Kombëtares së Shqipnisë përballë Francës, shumë statistika janë në favorin e Shqipnisë.

Pamvarësisht gabimit kundër Zvicres, portieri Etrit Berisha asht nji ndër lojtarët ma të mirë, jo vetëm tek kuqezijtë, por ai mban rekord për pritjet e tij në këtë Europian.

Mbas xhiros së parë në fazën e grupeve, Berisha renditet i dyti nga 24 portierët e kombëtareve pjesëmarrëse në ‘Euro 2016’.

Kjo renditje asht ba simbas numrit të pritjeve dhe minutave të luejtuna, ku Berisha ka ba 6 pritje që e kanë pshtue Shqipninë nga pësimi i gollit.

Në vendin e parë pozicionohet portieri i Ukrainës Andrij Pjatov, i cili në ndeshjen kundër Gjermanisë ka ba nji pritje ma shumë se Etrit Berisha.

Gjithashtu, një tjetër rekord i Shqipnisë asht numri i saktë i pasimeve, megjithëse Shqipnia nuk shquhet për këtë. Kombëtarja kuqezi renditet e 4’ta nga 24 kombëtare pjesëmarrëse.

Megjithëse, djemt e De Biasit për rreth 70 minuta luejtën me nji lojtar ma pak, përballë Zvicrës ata kanë bs 365 pasime të sakta nga 414 gjithsej.