Humbja e Gjermanisë: Nuk asht pritë ky reagim i Shkodran Mustafit

Shkodran Mustafi ka reague mbas eliminimit të Gjermanisë nga Euro 2016.

Shqiptari ka theksue në Facebook se gjermanët kanë me u kthye edhe ma të fortë.

“Ende i dëshpëruem me humbjen e djeshme, u deshtë me luejtë edhe në finale. Gjithsesi, gara ishte nji eksperiencë e madhe për krejt neve dhe jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Faleminderit për mbështetjen, na kemi me u kthye edhe ma të fortë”, shkroi Mustafi.

Shkodrani luejti dy ndeshje për Gjermaninë në Euro 2016, në të parën ndaj Ukrainës ku shënoi goll dhe në të fundit ndaj Gjermanisë, në humbjen 2:0 në gjysëfinale.