Humbja shokuese e Anglisë, trajneri jep dorëheqje tue dhanë këtë deklaratë!

Mbas humbjes së mbramshme të Anglisë me Islandën, trajneri Roy Hodgson ka njoftue dorëheqjen nga stoli i “tre luanave”.

“Këto gjana ndodhin. Unë veç muj me shpresue se kemi me pa Anglinë në finalen e nji gare të madhe shumë shpejt”, tha Hodgson mbas humbjes së Anlisë 2-1 me Islandën.

Edhe pse shënuen të parët në minutën e 4′ me penallti nëpërmjet Rooney, anglezët nuk arritën me dalë fitues nga kjo përballje.

Dy minuta ma vonë, Ragnar Sigurdsson barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 18’ Kolbeinn Sigthorsson i dha fitoren historike islandezëve.

Anglia asht jashtë Euro 2016, ndërsa Islanda ka me u përballë në çerekfinale me Francën.