Hummels – Bayern Munchen, ndodhë befasia

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka insistue se ende nuk ka vendosun në lidhje me largimin nga klubi dhe transferimin në Bayern Munchen, mbas përfundimit të këtij sezoni.

Borussia Dortmund ka publikue një komunikatë tue sqarue se reprezentuesi gjerman ka kërkue të largohet nga klubi për me ju bashkue rivalit të madh nga “Allianz Arena”.

Mirëpo, Hummels ka hedhun poshtë lajmin se ai e ka t’sigurt transferimin në Bayern Munchen.

“Nuk e di se cila ka me qenë e ardhmja ime, gjithçka asht e mundun, por për momentin asgja nuk asht e vendosun”, shkroi Hummels në nji postim në rrjetin social “Instagram”.

“Deklaratat e mija paraprake kanë qenë të keqinterpretueme, nuk e kam idenë pse është ba krejt kjo”, theksoi ai.