Hummels mohon se i asht ofrue Bayernit

Mbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels ka mohue se ka arritë marrëveshje me Bayern Munichun, ndërsa ka theksue se nuk i asht ofrue klubit bavarez.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness ishte shpreh ditë ma parë se Hummels ka shpreh dëshirën për me u bashkue me klubin e tij, raporton Goal.com. Por, Hummels ka thanë se nuk i asht ofrue klubit bavarez, por janë ata që kanë kërkue shërbimet e tij.

“Kur dikush si Bayerni troket në derën tuej, do t’këshilloheshit keq nëse nuk e kishi hap atë. Por, unë nuk i jam ofrue askujt. Kjo asht gjaja ma e pakuptimtë që e kam dëgjue”, ka thanë Hummels.

Hummels gjatë tanë kohës asht fishllue nga tifozët e Dortmundit në fitoren prej 5-1 sot kundër Wolfsburgut.