Hummels: Qe pse humbëm nga Franca

Mats Hummels nuk heziton me përmend emna mbas eliminimit të Gjermanisë nga “Euro 2016”.

Ekipi kampion i botës u mposht nga Franca me rezultat 2:0.

Dhe, Hummels ka thanë se mungesa e sulmuesit Mario Gomez ndikoi shumë në humbjen e Gjermanisë nga Franca.

“Mendoj se Gomez na mungoi tepër. Nuk ishim keq në mbrojtje, gjithmonë kundërshtari ka me pasë disa raste. Por, na mungoi dikush që kishte me shënue goll”, deklaroi Hummels, i cili mungoi për shkak të suspendimit.