Hysaj, tashma ‘Top Player’, e kërkon ekipi i madh!

Agjenti Elseid Hysaj thotë se mbrojtësi nuk ka asnji arsye për me u largue nga Napoli këtë verë.

Në nji deklaratë për radio “CRC”, agjenti Giuffredi hodhi poshtë zanat për nji kalim të shkodranit te Barcelona.

“Hysaj asht ende i qetë, sepse unë mendoj se ai asht i palëvizshëm nga krahu i djathtë. Due me theksue se, Hysaj nuk asht në shitje, ai ka kallxue shumë me Napolin dhe ai asht i lumtun në këtë qytet. Ekipi dëshiron me rishikue kontratën e tij, kështu që nuk ka asnji arsye për me u largue”, ka përfundue Giuffredi.

Asht raportue se Barcelona e sheh Hysajn si zavendësues për Dani Alves, që u largue dhe asht gati me ofru 19 milionë euro për shqiptarin.