I habitshëm veprimi i Serbisë për ndërkombëtarizimin e volejbollit kosovar!

Federata e Volejbollit të Kosovës asht ba anëtarja e 221 e Federatës Botnore të Volejbollit (FIVB).

Në kongresin e mbajtun në Buenos Aires të Argjentinës, përfaqësuesit e federatave të shteteve të ndryshme të botës, kanë votue pro pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ajo që asht për t’u çuditë nga ky kongres, asht mosdhania e votës kundër nga Serbia për Kosovën.

Federata e Volejbollit të Serbisë, ka abstenue në momentin e votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, shkruen Telegraf.rs, përcjell Lajmi.net.