I “përzuni” Shqipnia, Kosova ju ban vend

Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Amir Rrahmani e Herolind Shala përfunduen jashtë listës së Shqipnisë për “Euro 2016”.
Por, tanë këta tyne munden me luejtë për Kosovën.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka konfirmue se ka me i ftue tanë futbollistët që kanë të drejtë me luejtë për ekipin kombëtar të Kosovës.

“Njiherë jemi të fokusuem të kjo ndeshje (Ishujt Faro), mandej kemi me i nisë bisedimet. Dyert e tanë lojtareve janë të hapuna për ata që duen me luejtë për Kosovën, por qe i përgjigjen dhe i përshtaten Kosovës”, ka deklarue Bunjaki.