Ibrahimovic drejt Anglisë, qe cili ekip asht favorit

ibra

Manchester United mundet me qenë shpia e radhës e Zlatan Ibrahimovicit, tue u bazue në lajmet e fundit që vijnë nga Anglia.

Sulmuesi suedez tashma ka konfirmue largimin nga PSG-ja, dhe simbas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë ekip serioze për me ble ish-sulmuesin e Interit, Barcelonës dhe AC Milan.

Në fakt, Manchester United prej kohësh asht tue e vëzhgue situatën e lojtarit, dhe tani klubi nga “Old Traffordi” asht tue përgatitun ofertën e re për Ibrahimovicin, i cili kërkohet edhe nga Arsenal, AC Milan dhe Inter.

Ibra ditë ma parë la të hapun mundësinë e rikthimit në Itali te AC Milan, por nji aventurë e re në Angli mundet me qenë atraktive për yllin suedez./Rrokum.TV