Ibrahimovic injoron ekipet e njohuna: Veç Milan asht në nivel të Manchester United

Zlatan Ibrahimovic ka ba debutim andrrash me Manchester United tue shenue gollin e fitores ne ndeshje e Superkupes angleze kunder Leicester City 2:1.

Ai mbas ndeshjes ka dhane nji deklarate, ku ka ba krahasimet e ekipeve qe ka luejte ne karrieren e tij, e qe jane disa ekipe, nder ma te njohunat ne bote, transmeton Rrokum.TV.

“Kjo ishte ndeshja e pare zyrtare dhe e fituem, ndersa asht titulli i 33’te ne karrieren time”, theksoi Ibra.

“Manchester United asht ekipi ma i madh ku kam luejt ne karriren time, ndersa veç nji klub mundet me u krahasue me Manchester, dhe ai asht Milani”, ka thane suedezi, tue injorue ekipet si Malmo, Ajax, PSG, Inter, Juventus e Barcelona. Ne tana keto ekipe Ibra ka lane shejen e tij si lojtar i madh.