Ibrahimovic: Qe kush asht klubi ma i madh ku kam luejt

Zlatan Ibrahimovic asht në përfundim kontrate me klubin e tij aktual PSG, me të cilin nuk e ka ndërmend me vazhdue ma. Ka indikacione nga vetë ai se, dëshiron me u rikthye n’Itali, transmeton Rrokum.TV.

“Tanë ajo çka due asht me luejt, ju shumë shpejtë keni me kuptue se ku ka me luejt dhe kështu keni me ju dhanë fund spekulimeve”, sqaron Ibra.

“Kam nji lidhje t’fortë me Milanin, e due atë ekip dhe asht klubi ma i madh ku kam luejt ndonjiherë. Nuk ka qenë dëshira jeme me u largue nga Milani, por kjo tashma mbetet në t’kaluemen. Kqyrim se çka ka me u ba”, thotë Ibrahimovic. /Rrokum.TV