Icardi qartëson situatën e tij

Sulmuesi argjentinas i Interit ka zgjedhë me qëndrue me zikaltrit.

“Unë jam këtu dhe ndihem mirë. E them gjithmonë. Deri në 2019’ën kam nji kontratë me Inter’in, ekipin tim. Për gjanat e tjera duhet me fol me ekipin. Unë punoj për me u përmirësue, për me luejtë mirë dhe për me vnue në vështirësi trajnerin”, ka shpjegue lojtari në nji intervistë të dhanë për “Corriere dello Sport”, raporton Rrokum.TV.

Icardi po kërkohet nga shumë ekipe, si Juventus apo Napoli, mirëpo Arsenal asht e interesueme konkretisht.