Incident në Konferencën për shtyp. Përjashtohet gazeta zvicrane nga salla lidhun me Granit Xhaken

Zvicra ka përjashtue gazetën “Blick” nga konferenca për media, mbas kritikave ndaj mesfushorit Granit Xhaka.

“Blick” reagoi tue e kritikue hapun mesfushorin e ekipit helvetik, ndërsa ekipi zvicran ka përjashtue gazetarin e “Blick” nga konferenca për media.

Gazeta “Blick” ne kritiken e hapun ndaj Xhakes tha se ai kishte me luejt per Kosoven dhe jo per Zvicren nese kishte me lejue FIFA kete gja.

Janë thanë gjana që nuk përputhen me realitetin. Më vjen keq që kjo temë kthehet në aktualitet. Kam shkrue atë letër dhe nëse e lexon ndokush që e flet në mënyrë perfekte gjuhën shqipe, e kuptin që praktikisht kam shkrue vetëm gjana pozitive për Zvicrën”, ishin fjalët e Xhakës para gazetarëve.